Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposhtet nga Torino, rrezikon pozitën e katërt

Interi ka pësuar humbje 1 me 0 nga Torino në kuadër të xhiros së 31-të për të humbur shansin që të ngjitet në pozitën e tretë dhe për të rrezikuar pozitën e katërt.

Adem Ljajiq realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 36-të.

Interi ka 59 pikë në pozitën e katërt, një më pak se Roma që është e treta dhe dy më shumë se Lazio që është e pesta, por që ka një takim më pak të zhvilluar.