Milani ka pësuar humbje 2 me 0 nga Torino në xhiron e 34-të në Serie A, për të lëshuar pozitën e katërt e për të rënë në të gjashtën.
Andrea Belotti dhe Berenguer shënuan golat për Torinon.
Tani Torino del në pozitën e pestë me 56 pikë në tabelë, aq sa ka edhe Milani një pozitë më poshtë. Në vend të katërt tash është Roma me 58 pikë të tubuara.
