Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio mposhtet nga Torino

Lazio ka pësuar disfatë në shtëpi nga skuadra e Torinos.

Torino të shtunën mbrëma fitoi në udhëtim te lacialët me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A.

Ivan Iliq e shënoi golin e vetëm të ballafaqimit në minutën e 43-të.

Mërgim Vojvoda ishte në bankën rezervë te Torino, ndërsa Elseid Hysaj te Lazio luajti deri në minutën e 69-të.

Lazio mbetet me 61 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Torino tani shkon në kuotën e 42 pikëve.

Artikuj të ngjashëm