Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi monitoron Bereszynskin

Skuadra e Interit po synon transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Bartosz Bereszynskit, përcjellë “Calciomercato” të martën.

Mësohet se Interi tashmë ka nisur kontaktet me Sampdorian pasi po kërkon transferimin e Bereszynskit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te Interi po besojnë se mund të sigurojnë shërbimet e reprezentuesit të Polonisë që këtë edicion ka dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A.

29-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me Sampdorian, ekip që kartonin e tij po e vlerëson rreth pesë milionë euro.