Skuadrat rivale të qytetit, Milani dhe Interi, do të përballen në një prej ndeshjeve më interesante në elitën e futbollit të Italisë.
Milani dhe Interi takohen të shtunën nga ora 18:00 në “San Siro”, në duelin e xhiros së pestë në Serie A.
Kjo ndeshje luhet pasi Juventusi ta ketë përfunduar takimin në udhëtim te Fiorentina, që nis në orën 15:00.
Napoli e mbyll ditën e shtunë me derbin e tretë. Nga ora 20:45 luan me Lazion në “Stadio Olimpico”.
Pas nëntë sezonesh dominim të Juventusit, rivaliteti i skuadrave të Milanos ka qenë vendimtar në dy edicionet e fundit. Secila skuadër e fitoi titullin nga një herë, kurse Milani dhe Interi e mbyllën afatin kalimtar veror me transferime interesante.
Edhe
Dy derbi në Serie A
Milani solli belgun Aster Vranckx nga Wolfsburgu dhe mbrojtësin Sergino Dest nga Barcelona.
Në Evropë, Milani udhëton të martën te Salzburgu, ndërsa një ditë më vonë, Interi e pret Bayern Munichun.
Interi në derbin e së shtunës do të jetë pa Romelu Lukakun që ka dëmtim në kofshë.
Milani po e kërkon fitoren e dytë rresht ndaj Interit për herën e parë që prej vitit 2011. Fitoren e fundit, “kuqezinjtë” e shënuan në muajin shkurt, me dy gola të realizuar nga Olivier Giroud.
Trajneri i Interit nuk ka statistika të mira ndaj “rossonerëve”. Në dy derbit e parë në Serie A, Simone Inzaghi e ka fituar vetëm një pikë.
Ndeshja e së shtunës për Rafael Leaon do të jetë e 100-ta në Serie A. Ai ka 16 asistime në ligë, ndërsa ka shënuar 24 gola.
Edhe
Milani duhet ta vazhdojë dominimin në derbi për të ngjallur garën për titull
Interi në radhët e veta ka transferuar Joaquin Correan, që ka shkëlqyer në takimet ndaj Milanit. Correa ndaj “kuqezinjve” ka shënuar katër gola.
Milani ende nuk ka pësuar disfatë në ligë në katër ndeshjet e para, por ka pasur nisje të ngadalshme. Ka grumbulluar tetë pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.
Në duelin e fundit bëri hap fals duke barazuar pa gola me Sassuolon.
Interi është në vendin e dytë në tabelë me nëntë pikë.
Juventusi po ashtu ka barazuar në dy nga katër ndeshjet hapëse dhe do të ketë udhëtim të vështirë te Fiorentina.
Edhe
Inter – Milan, superderbi i Serie A
Trajneri Massimiliano Allegri synon që Juve të ketë paraqitje më të mirë sesa në fitoren 2:0 ndaj Spezias në mesjavë.
Kryesuesja e tabelës, Roma, do të udhëtojë tek Udinese të dielën në ndeshjen që luhet nga ora 20:45.