Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi konfirmon se Bastoni ka rezultuar pozitiv me koronavirus

Interi ka konfirmuar se mbrojtësi Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv me koronavirus ndërsa ishte në grumbullim me U-21 e Italisë, shkruan agjencia Reuters.

“Mbrojtësi është plotësisht pa simptome dhe do të vetizolohet siç kërkon protokolli”, thuhet në komunikatë të Interit.

Federata e Futbollit të Italisë dje ka njoftuar se dy pjesëtarë të U-21 të Italisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Është thënë se pjesa tjetër në ritestim ka dal negative.

Interi ndeshjen e radhës e luan më 17 tetor kundër Milanit, në derbin lokal.