Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mbetet pa Bastonin për dy ndeshjet derbi

bastoni

Skuadra e Interit ka mbetur pa mbrojtësin Alessandro Bastoni për dy ndeshjet e rëndësishme që do t’i ketë në Serie A. Bastoni ka dëmtuar muskulin e këmbës në grumbullim me Italinë dhe për këtë arsye do t’i mungojë Interit të paktën deri në muajin e ardhshëm.

Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se Bastoni është larguar nga grumbullimi me Italinë për t’u kthyer tek Interi, ku tashmë ka nisur rehabilitimin.

Shkaku i lëndimit, ai do t’i mungojë Interit në ndeshjen kundër Juventusit e Napolit në kampionatin italian, si dhe ndaj Benficas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

24-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç të Interit këtë edicion, ku ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm