Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, ka mbetur pa qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni për një periudhë më të gjatë. Interi ka konfirmuar të enjten se lëndimi i Bastonit është më serioz, por nuk e ka bërë të ditur periudhën që do të qëndrojë jashtë fushe.
Bastoni i mungoi Interit në humbjen ndaj Bolognas (2:1) të mërkurën mbrëma dhe do të mungojë edhe në fundjavë ndaj Udineses.
“Pas kontrollimeve të fundit, është konfirmuar se Bastoni ka një lëndim të muskulit të këmbës së djathtë dhe rehabilitimi i tij do të monitorohet ditë pas dite”, thuhet në njoftimin e Interit.