Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon të kthejë Ederin

Skuadra e Interit po konsideron kthimin e sulmuesit Eder gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Interi është në kërkim të një sulmuesi dhe Eder po shihet si zgjidhje ideale deri në fund të këtij edicioni.

34-vjeçari, tek Interi mund të transferohet si futbollist i lirë përkundër që ka kontratë me ekipin nga Kina, Jiangsu Suning deri në muajin qershor.

Si Interi ashtu edhe Jiangsu, janë ekipe në pronësi të grupit kinez “Suning” dhe kjo do të lehtësojë çështjen e kthimit të sulmuesit në Serie A.

Eder ka qenë pjesë e Interit për dy sezone, ku ka shënuar 14 gola në 86 paraqitje përpara se të largohet në janar të vitit 2018 drejt Kinës.

Ai në edicionin e sapopërfunduar në Kinë është shpallur kampion dhe me fanellën e Jiangsu Suningut ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Artikuj të ngjashëm