Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon ta “blindojë” Barellan

Interi është duke punuar që t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit Nicolo Barellas.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë të re italianit pas paraqitjeve të mira në edicionin e ri.

Barella ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Së fundmi interesim për 24-vjeçarin kanë shprehur Atletico Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Në shtatë paraqitje në Serie A, këtë edicion Barella ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime.