Interi po planifikon të shpërblejë me kontratë të re mesfushorin Nicolo Barella.
Paraqitjet e mira të italianit këtë edicion me zikaltërit ka bindur drejtuesit e klubit të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Barella ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2024. Interi i ka ofruar kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës.
Për 24-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur Liverpooli.
Këtë edicion në të gjitha garat Barella ka shënuar tre gola dhe ka bërë 10 asistime.