Interi ka përgatitur kontratën e re për mesfushorin, Nicolo Barella.
Mediat italiane kanë raportuar të premten se drejtuesit e klubit zikaltër do të vazhdojnë kontratën me italianin.
Pas formës së lartë të treguar në edicionin e ri klubi do ta shpërblejë Barellan me kontratë të re.
Krerët e klubit ia kanë dyfishuar pagën Barellas dhe do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare.
Me kontratën e re 24-vjeçari do të mbetet në Inter deri në vitin 2027.