Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barella do të nënshkruajë kontratë të re me Interin

Nicolo Barella do të nënshkruajë kontratë të re me Interin.

Fabrizio Romano, shkruan se marrëveshje e re do të jetë pesë-vjeçare. Kontrata aktuale, Barellës i skadon në vitin 2024, por pas paraqitjeve të mira, Interi ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re me kushte shumë më të mira.

Italiani 24-vjeçar do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Marcelo Brozoviqi end nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Interit për të nënshkruar kontratën e re. Kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2022.

Artikuj të ngjashëm