Pas sulmuesit Lautaro Maritnez, skuadra e Interit ka rinovuar kontratat edhe me mesfushorët Nicolo Barella e Marcelo Brozoviq, kanë raportuar mediumet italiane të premten.
Marrëveshjet mes palëve tashmë janë arritur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Barella me rinovimin e kontratës, do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2026 dhe do të ketë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Ai gjithashtu prej sezonit të ardhshëm, do ta bartë edhe shiritin e kapitenit.
Ndërkohë, Brozoviq ka rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025 dhe paga e tij vjetore do të jetë 4.5 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm