Klubi italian, Inter është duke e monitoruar mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez.
Mediet italiane raportojnë se “Nerazurët” janë të interesuar për Gimenezin e madrilenëve, transmeton kp.
Futbollisti i Atletico Madridit ka pasur një sezon mjaft të mirë më skuadrën e Diego Simeones.
Ai është duke u vëzhguar nga disa klube evropiane, por thuhet se Interi ka hyrë seriozisht në garë për ta blerë lojtarin, edhe pse Simeone pak është e besueshme se do të heq dorë nga shërbimet e tij.