Interi është duke e kërkuar Antoine Griezmannin si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Barcelonën për Lautaro Martinezin, njofton “Gazzetta dello Sport”.
Barcelona po interesohet për transferimin e argjentinasit Lautaro Martinez. Martinez ka një klauzolë për lirim në kontratën e tij me Interin në vlerë 111 milionë euro. Barcelona është e interesuar të përfshijë një lojtar në shkëmbim. Interi është i gatshëm të kërkojë francezin Griezmann në shkëmbim direkt.
Griezmann iu bashkua Barcelonës verën e vitit të kaluar nga Atletico Madridi.