Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi interesohet për Teixeiran

Interi raportohet se ka shprehur interesim për Alex Teixeiran, për të cilin pritet të bëjë ofertë në muajin janar.

Klubi italian do ta transferojë Teixeiran në formë huazimi, për t’i dhënë hapësirë trajnerit që të transferojë një mbrojtës.

Sipas Tuttosportit, Interi do të huazojë Teixeiran nga Jiangsu Suning që së bashku me klubin italian janë në pronësi të kompanisë Suning Group.