Kampioni i Italisë, Interi ka shprehur interesim për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean ka raportuar “Sky Sports” të mërkurën.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit italian, Mino Raiola.
Tek Interi po e shohin Keanin si përforcim të duhur dhe zëvendësim ideal për Romelu Lukakun.
Kean sezonin e shkuar ishte i huazuar te Paris Saint-Germaini, ku shënoi 13 gola në 26 paraqitje në kampionatin francez.
21-vjeçari është pjesë e Evertonit prej verës së vitit 2019 kur iu bashkua nga Juventusi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2024.
Evertoni për ta lënë të lirë Keanin po kërkon të paktën 35 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm