Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi interesohet për Paredesin

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, ka shprehur interesim për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, argjentinasin Leandro Paredes.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Interi është i gatshëm t’i paguajë Parisit 15 milionë euro për transferimin e Paredesit në verë. Po ashtu, Interi për ta bindur lojtarin që të transferohet në Itali, i ka bërë gati kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Paredes, 27-vjeçar, është i gatshëm të largohet nga PSG-ja, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Këtë sezon, ai ka një gol e dy asistime në 22 paraqitje.