Skuadra e Interit po insiston në transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku gjatë kësaj vere, raporton "Sky Sports".
Bëhet e ditur se Interi tashmë ka kontaktuar sulmuesin belg, i cili më herët pati deklaruar se ka dëshirë që një ditë të luaj në Serie A, transmeton Koha Ditore.
Lukaku 26-vjeçar, ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022 kurse karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Chelsea, WBA-ja e Anderlechti.
Në edicionin e sapopërfunduar, Lukaku ka shënuar 15 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat për Manchesterin.
Për transferimin e Lukakut, Interi është i gatshëm të ofrojë kartonin e Ivan Perishiqit plus 30 milionë euro dëmshpërblim.
Krahas Lukakut, skuadra nga Serie A ka shprehur interesim edhe për një lojtar tjetër të Premier Leagues. Bëhet fjalë për nigerianin Victor Moses, që është i huazuar te Fenerbahçe nga Chelsea.