Drejtuesit e Interit i kanë bërë me dije Manchester Cityt se mbrojtësi sllovak Milan Skriniar është i pashitshëm, duke refuzuar ofertën prej 60 milionë eurosh.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane. Mësohet se kampioni i Anglisë, Manchester City i kishte ofruar 60 milionë euro për transferimin e Skriniarit gjatë afatit kalimtar të janarit, por ekipi italian ka insistuar se sllovaku do të mbetet në ekip, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkriniar 24-vjeçar, vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. Te City, ai shihej si zëvendësim për Aymeric Laporten e lënduar. Skriniar te Interi është transferuar para dy vjetësh nga Sampdoria për 34 milionë euro kurse është reprezentues i Sllovakisë.