Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon 90 milionë euro për Skriniarin

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, mund të largohet nga Interi në fund të këtij edicioni, por me kusht që ekipit italian t’i bëhet një ofertë në vlerë prej 90 milionë eurosh.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Interi tashmë ka caktuar çmimin për Skriniarin, i cili po kërkohet nga skuadrat e mëdha të Evropës. Te Interi besojnë se Skriniar vlenë 90 milionë euro, pasi vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A. 25-vjeçari këtë edicion ka 31 paraqitje te Interi, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.