Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi gabon sërish, barazon me Fiorentinën

Interi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim të shtunën ndaj Fiorentinës duke luajtur 1:1.

Me këtë barazim skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi ka bërë një hap prapa në luftë për titull të kampionit.

Lucas Torreria kaloi në epërsi Fiorentinën në minutën e 50-të për 1:0.

Interi barazoi në minutën e 55-të me Denzel Dumfries për 1:1.

Kampioni në fuqi kishte mundësi të mira shënimi edhe me Lautaro Martinezin e Alexis Sanchezin, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Interi pas barazimit mban pozitën e tretë me 60 pikë. Ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fiorentina është në pozitën e tetë me 47 pikë.

Artikuj të ngjashëm