Për ta pasur në radhët e veta mesfushorin francez N’Golo Kante klubi i Interit duhet të paguajë 60 milionë euro, raporton Calcio Mercato.
Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, dëshiron të ribashkohet me Kanten në San Siro, të cilit raportohet se i është ofruar pagë prej 8 milionë euro në vit, transmeton KOHA.
Chelsea është i gatshëm ta shesë Kanten, por nuk do të pranojë asnjë ofertë nën çmimin e kërkuar prej 60 milionë euro.