Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter Miami insiston për Modriqin

Luka Modriq

Luka Modriq

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga skuadra spanjolle në afatin kalimtar të janarit. “Cadena SER” ka shkruar të hënën se kroati do ta vazhdojë karrierën në SHBA, te skuadra e Inter Miamit.

Thuhet se Modriqi ka marrëveshje personale me Inter Miamin, të cilit do t’i bashkohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai ka njoftuar Realin për vendimin e tij, i cili ka ardhur shkaku i minutazhës së vogël këtë edicion.

38-vjeçari ka kontratë me Realin deri në verën e ardhshme, ndërsa këtë edicion ka 7 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e klubit spanjoll prej vitit 2012, ndërsa tek Inter Miami do të jetë bashkëlojtar me Lionel Messin.