Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Insignes i shtyhet debutimi shkaku i lëndimit

Debutimi i Lorenzo Insignes për skuadrën e re të Torontos do të shtyhet për shkak të lëndimit të pulpës, ka thënë trajneri Bob Bradley të enjten.

Ish-anëtari i Napolit iu bashkua klubit të ligës MLS këtë verë dhe bashkë me italianin tjetër, Dominico Crisciton, kanë të drejtë loje të shtunën në udhëtim te San Jose Earthquakes.

Megjithatë, tifozët e skuadrës do të duhet të presin ende për ta parë në fushë Insignen, fituesin e Evropianit 2020.

Insigne i kaloi 10-të sezone te Napoli. Debutoi nën drejtimin e Walter Mazzarrit në vitin 2010.

Ai e ka fituar dy herë Kupën e Italisë dhe Superkupën në vitin 2014.

Artikuj të ngjashëm