Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Infantino kërkon t’i ndërrohet emri stadiumit në Romë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u ka kërkuar autoriteteve italiane që ta riemërtojnë stadiumin Olimpico në Romë me emrin Paolo Rossi.

“Shpresoj që stadiumi në Romë të mbajë emrin e tij, pasi ai e meriton atë për gjithçka që ka arritur”, ka thënë Infantino në një konferencë për media pas takimit online me federatat e gjitha shteteve të botës.

Rossi ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës të vitit 1982, duke e çuar Italinë drejt lavdisë në finale kundër Gjermanisë Perëndimore.

Ai pati shënuar 20 gola në 48 paraqitje për ekipin e parë të Italisë. Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë në dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për skuadra të ndryshme në Itali deri në pensionim në bitin 1987.