Lazio do ta shpërblejë sulmuesin Ciro Immobile me shiritin e kapitenit dhe një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Golashënuesi më i mirë i Serie A këtë stinor ka thënë se dëshiron ta përfundojë karrierën te Lazio. Lazio është e gatshme t’ia plotësojë këtë dëshirë reprezentuesit të Italisë, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Lazio i ka ofruar Immobiles kontratë të re të vlefshme deri në verën e vitit 2025, në të cilën kohë Immobile do të ishte 35-vjeçar.
Po ashtu Immobile do ta marrë shiritin e kapitenit, pasi boshnjaku Senad Luliq të largohet në fund të këtij stinori.
Immobile 30-vjeçar ka shënuar 27 gola në 26 ndeshje në Serie A këtë edicion. Ai ka asistuar shtatë gola po ashtu.