Ciro Immobile ka vazhduar kontratën me Lazion.
Sulmuesi italian është shpërblyer me kontratë të re pas formës fantastike sezonin që shkoi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit, transmeton KOHA.
30-vjeçari me kontratën e re te kryeqytetasit do të mbetet deri në vitin 2025. Sulmuesi italian arriti të fitojë edhe Këpucën e Artë të Evropës, duke e mbyllur sezonin me 39 gola të shënuara.