Sulmuesi italian Ciro Immobile ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare me Lazion.
“Lajmi sot është se Ciro Immobile ka vazhduar me Lazion edhe për pesë vjet, deri më 2025. Duam ta kumtojmë këtë informatë menjëherë. Është me rëndësi pasi Immobile është kërkuar nga shumë skuadra të rëndësishme, pasi ka fituar Këpucën e Artë”, ka thënë drejtori për komunikim te Lazio, Stefano de Martino për “Lazio Style Channel”.
Immobile edicionin e sapo përfunduar shënoi 36 gola në 37 ndeshje në Serie A duke fituar “Këpucën e Artë”. Ai pritet me kontratë të re të fitojë nga katër milionë euro në stinor.