Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi. Italiani ka shkëlqyer sezonin që shkoi, duke shënuar 36 gola për ta fituar Këpucën e Artë të Evropës.
Pas formës së lart të Immboiles, shumë skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për të. Por vet lojtari ka bërë të ditur se do ta vazhdojë kontratën me klubin italian.
“Nuk e kam ndërmend të largohem nga Lazio. Do ta vazhdoj kontratën edhe për tre vjet të tjerë”, deklaroi Immobile.
30-vjeçari me kontratën e re do të mbetet te klubi kryeqytetas deri në vitin 2025.