Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri shënon gol në fitoren e thellë të Young Boysit

Young Boysi nuk ka të ndalur në elitën e Zvicrës në futboll. Të dielën, Young Boysti fitoi 5:1 ndaj St. Gallenit, në kuadër të xhiros së 20-të.

Me një gol në këtë fitore kontribuoi Kastriot Imeri. Ai shënoi për 2:1 në minutën e 17-të. Imeri luajti deri në minutën e 70-të.

Donat Rrudhani u aktivizua tek Young Boysi në minutën e 78-të.

Leon Dajaku e Albert Vallçi startuan te St. Galleni.

Young Boysi udhëheq në tabelë me 45 pikë. St. Galleni është i treti me 28 pikë.