Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi asiston në golin që bëri Schalken kampion të Bundesligës 2

blendi idrizi, schalke, sport, futboll

Blendi Idrizi ka asistuar në golin e fitores së Schalkes në udhëtim kundër Nuernbergut 2:1, në ndeshjen që u luajt të dielën.

Reprezentuesi i Kosovës asistoi në golin e fitores në minutën e 88-të. Idrizi në fushë u inkuadrua në minutën e 62-të ishte kjo ndeshja e fundit e edicionit 2021/2022 në Bundesliga 2.

Schalke me fitoren e arritur të dielën u bë kampion i Bundesligës 2 me 65 pikë, dy më shumë se Werder Bremeni. Ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, Valmir Sulejmani me ka shënuar një gol për Ingolstadtin që humbi në udhëtim nga Hannoveri me rezultatin 3:2.

Sulejmani shënoi në minutën e 11-të, derisa u zëvendësua në minutën e 61-të.