Mauro Icardi ka deklaruar se nuk e di se çfarë mban e ardhmja për të, por ka insistuar se Interi gjithmonë ka qenë ekipi i tij.
Për sulmuesin argjentinas kanë shprehur interesi Manchester Unitedi, Chelsea, dhe Real Madridi, megjithatë ai kishte vendosur që të qëndronte me Interin këtë sezon për të shënuar deri më tani 26 gola, transmeton Koha.net.
“Njëqind gola për Interin në Serie A? Jam i lumtur të shkruaj emrin tim në historinë e një klubi si Interi. Është burim krenarie për mua dhe asnjëherë s’mund ta imagjinoja. Nuk është e lehtë që në Itali të arrish këto shifra, prandaj falënderoj bashkëlojtarët që ma mundësuan këtë”, është shprehur ai për Ole.
Ai më tutje ka shtuar, “Interi gjithmonë ka qenë ekipi im. Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, prandaj e shijoj të tanishmen dhe jap më të mirën”.