Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi po kërkon të largohet nga Interi

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi nuk mendon të qëndrojë gjatë te Interi, siç raportoi gazeta AS të dielën.

Icardi ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2021, mirëpo ai ua ka bërë të qartë krerëve të klubit se nuk dëshiron të qëndrojë, pasi ka refuzuar të vazhdojë kontratën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juventusi, Napoli dhe Manchester Unitedi po interesohen për të, mirëpo një transferim i ëndrrave për Icardin do të ishte kalimi te Real Madridi, transmeton “Koha Ditore”.

Çështja e Icardit ka bërë bujë këtë stinor, pasi ai ka refuzuar të vazhdojë me Interin, ndërsa si pasojë i ishte marrë shiriti i kapitenit.

Në shenjë proteste Icardi kishte refuzuar të luante. Mirëpo së fundmi është kthyer në skuadër.