Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi mund ta padisë Interin

Sipas “La Repubblicas”, sulmuesi Mauro Icardi është duke përgatitur veprime ligjore për të përfunduar kontratën me Interin duke e akuzuar për mostrajtim të duhur në vendin e punës.

Sulmuesi është njoftuar se nuk është në planet e klubit për të ardhmen dhe trajneri Antonio Conte nuk e do në kampion parasezonal.

Ai po refuzon të transferohet diku tjetër dhe po insiston të mbesë tek Interi ose të paktën të kalojë te Juventusi.

Tani sipas kësaj gazete, Icardi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara, që është edhe agjentja e lojtarit, po përgatisin një padi ndaj klubit. Ai mund ta padisë Interin për “detyrim të punojë përmes kërcënimit apo izolimit”.

Ky s’do të ishte rasti i parë i një padie të tillë në Itali. Në të kaluarën Goran Pandev kishte paditur Lazion për përfundim të hershëm të kontratës.

Edhe Icardi po kërkon të largohet nga Interi Sport Icardi po kërkon të largohet nga Interi

Përfundimi i mëhershëm i kontratës do ta linte Icardin lojtar të lirë edhe pse kontrata e tij aktuale skadon më 2021.

Të gjitha problemet mes klubit e Icardit nisën pasi iu hoq shiriti i kapitenit për arsye që s’janë bërë publike dhe në këtë ai besohet se do të bazohet në rastin e tij.