Mauro Icardi dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini. Sulmuesi argjentinas e ka humbur vendin e titullarit te klubi francez.
Icardi është i pakënaqur me situatën e tij dhe dëshiron një aventurë të re. Këtë edicion sulmuesi argjentinas ka luajtur vetëm 389 minuta në ligë duke shënuar tre gola.
Interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur skuadra si Juventusi dhe Tottenhami.
Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024.