Mauro Icardi dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi argjentinas nuk po gjen hapësirë në formacionin e trajnerit, Mauricio Pochettino, këtë edicion.
Kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin nga parisienët.
Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën se interesim për Icardin ka shprehur Atletico Madridi.
Trajneri Diego Simeone e sheh lojtarin përforcim ideal për repartin e sulmit.
Icardi këtë sezon me PSG-në ka luajtur në 11 ndeshje në Ligue 1, duke shënuar tre gola.
Ai ka kontratë me parisienët deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm