Mauro Icardi raportohet se nuk do të largohet nga futbolli italian edhe nëse vendos të largohet nga Interi në fund të këtij sezonit.
Argjentinasi është stërvitur larg ekipit në kohën kur po raportohet se ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interi.
Icardit i është marrë shiriti i kapitenit dhe pritet të mungojë edhe në javën e tretë shkaku i lëndimit të gjurit.
Real Madridi dhe Chelsea kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin, por ai pritet të refuzojë ofertat nga klubet jashtë Italisë.
Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka raportuar se Icardi dëshiron të vazhdojë në Itali dhe për transferimin e tij interesim kanë shprehur Juventusi e Napoli.