Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ia ka lënë derën hapur kalimit te Real Madridi.
Icardi ka shkëlqyer me Interin, por nuk po pëlqehet nga klubi shkaku i disa prapaskenave rreth vazhdimit të kontratës.
Mediat më herët kanë raportuar se 26-vjeçari nuk dëshiron kalimin në Spanjë, por bashkëshortja e tij dhe agjentja, Wanda Nara, nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.
“Raportimet se Mauro nuk ka shkuar te Madridi shkaku meje nuk janë të vërteta dhe ne kemi shumë respekt për Real Madridin”, ka thënë Nara për gazetën “Marca”.
Artikuj të ngjashëm