Sport

Ibrakoviq: Mungesat ndikuan në disfatën nga Llapi

Llapi fitoi kundër Prishtinës 3:2 në ndeshjen dramatike të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i skuadrës së “bardhekaltërve” nga kryeqyteti, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se mungesat e kanë bërë të veten.

“Ishim me hendikep pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e kanë bërë të veten. Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim. Në stinorin pranveror do të mundohemi që të rifreskohemi. Në stinorin vjeshtor do të kthehemi më ndryshe”, ka thënë pas ndeshjes trajneri boshnjak, Ibrakoviq.