Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi kthehet në Suedi

Zlatan Ibrahimoviq raportohet se është kthyer në Suedi për tretman mjekësor, pasi ka lënduar pulpin e këmbës gjatë stërvitjeve me Milanin, shkruan “Sky Sport Italia”.

Klubi i ka dhënë leje Ibrahimoviqit të kthehet në Suedi dhe ai është nisur në pasdite. Ibrahimoviq 38-vjeçar pritet të mungojë afro një muaj pas lëndimit në pulp. Mirëpo, fillimisht te Milani ishin frikësuar se ai ka lënduar tejzën e Akilit.

Ibrahimoviqi i është nënshtruar një seance fizioterapie në mëngjes, para se të nisej në Suedi.

Artikuj të ngjashëm