Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi kosovar shënon gol për Frosinonen

Përditësim - Frosinone ka fituar 2:1, pas vazhdimeve. Ibrahimoviqi u largua pas minutës së 78-të. Vojvoda u paraqit deri në fund.

Arijon Ibrahimoviqi e ka shënuar golin e parë me skuadrën e Frosinones.

Ibrahimoviqi është nga Kosova ndërsa te Frosinone është transferuar si huazim nga Bayern Munichu.

17-vjeçari ka realizuar gol të bukur kundër Torinos në udhëtim në minutën e pestë, në ndeshjen e 1/16 së Kupës së Italisë.

Te Torino titullar është Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës.