Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi i zemëruar pas barazimit me Veronën

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq është zemëruar pas barazimit 2:2 të Milanit me Veronën mbrëmë. Ai e ka vlerësuar barazimin si jo të mjaftueshëm. Ibrahimoviqi realizoi golin e barazimit në minutën e 93-të.

“Jam i zemëruar, natyrisht, pasi barazimi nuk është i mjaftueshëm. Kemi pasur shumë raste, kam humbur penallti dhe do t’ia lë penalltinë e radhës Kessiet! Do të ishte më mirë...” – ka deklaruar Ibrahimoviq për “Sky Sport Italia”.