Qendërmbrojtësi i Romës, Roger Ibanez pritet që së shpejti të luajë për Përfaqësuesen e Italisë.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini po e sheh Ibanezin si të nevojshëm për ekipin e tij dhe tashmë po planifikon ta thërrasë. Në momentin që Mancini i bën ftesë, Federata e Futbollit të Italisë do të nis me procedurat që Ibanezit t’i mundësohet të luajë për “Azzurrët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIbanez ka tri pasaporta, pasi është lindur në Brazil, rritur në Uruguai dhe i ka paraardhësit nga Italia. Ai u pajis me pasaportën italiane para se t’i bashkohej Atalantas në fillim të vitit 2019 dhe Mancini po dëshiron të përfitojë nga kjo situatë. Ibanez 22-vjeçar ka pranuar se ëndërron të luajë për Brazilin, por ka shtuar se nuk do ta refuzonte as ftesën e Italisë. Ibanez iu bashkua Romës para fillimit të këtij edicioni dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai ka 11 ndeshje për Romën në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.