Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

I vjen fundi ngjarjes ku Kosova shënoi histori

Me një ceremoni madhështore të dielën janë mbyllur Lojërat Olimpike Dimërore, të mbajtura në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Elita e garuesve të sporteve dimërore nga 9 shkurti e deri të dielën kanë garuar në arenat e Pyeongchangut, ndërsa në fund më të suksesshmit ishin sportistët e Norvegjisë që fituan plot 39 medalje, prej tyre 14 të arta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për herë të parë në ngjarjen më të madhe të sporteve dimërore u paraqit edhe Kosova. Albin Tahiri ishte garuesi i vetëm i Kosovës në Olimpiadën e 23-të dimërore, ndërsa njëjtë si në ceremoninë hapëse ai mbajti flamurin e Kosovës edhe në ceremoninë mbyllëse që ishte me plot shkëlqim.

Ashtu si pritej, Tahiri ishte shumë larg zonës së medaljeve në të gjitha pesë disiplinat e skijimit alpin në të cilat mori pjesë.

Për Kosovën sukses u vlerësua paraqitja në ngjarjen e madhe dimërore, ndërsa Tahiri ishte prej afro 3.000 sportistëve pjesëmarrës. Ndonëse jo me ndonjë rezultat të madh, Tahiri ka përfunduar të gjitha pesë garat në të cilat është paraqitur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)