Për Vilfor Hysën, Gjilani është skuadra e 11-të për 12 vjet karrierë si senior. Por me asnjërën prej dhjetë ekipeve nuk ka fituar trofe. Ishte dy herë afër për të fituar, por nuk ia doli. Trofeun e parë në karrierë shpreson ta fitojë në Kosovë.
"Kam qenë në dy raste afër për të fituar, por nuk ia kemi dalë. Me Kukësin kemi qenë në garë për titull dhe në finale të Kupës. Por humbëm. Edhe me Teutën e kam humbur mundësinë për ta ngritur kupën lart. Shpresoj ta arrijë në Kosovë. Nuk do të iki nga Kosova pa e fituar", ka thënë sulmuesi 29-vjeçar i klubit Gjilani.
Futbollisti nga Tirana, Gjilanit iu bashkua në verë nga skuadra malteze, Lija Athletic.
I vlerësuar lart vite më parë në Shqipëri, ai insiston se nuk ka bërë hapa prapa në karrierë me kalimin te Gjilani. Thotë se futbolli i Kosovës ka përparuar shumë pas pranimit në FIFA dhe UEFA./Faton Polisi
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)