Mbrojtësi i krahut të majtë, Yll Hoxha dhe ai i krahut të djathtë, Përparim Islami, janë futbollistët e radhës që e kanë zyrtarizuar largimin nga skuadra e Gjilanit.
Hoxha e Islami nëpërmjet postimeve në Facebook të mërkurën, kanë thënë se i ka dhënë fund aventurës me Gjilanim.
Hoxha ka thënë se dy vitet e tij te Gjilani ishin plot mund, durim dhe sakrifica, ndërsa falëndëroi të gjithë ata që e përkrahën, sidomos tifo-grupin “Skifterat”.
Hoxha ka thënë se për të ardhmen e tij do të njoftojë së shpejti, ndërsa me Gjilanin ka regjistruar rreth 80 paraqitje në të gjitha garat.
Postim të ngjashëm pati edhe Islami.
Edhe
Zyrtare, Thaqi te Gjilani
Situata është e paqartë te Gjilanit javët e fundit, pasi numri i futbollistëve të larguar po rritet nga dita në ditë për shkak të paqartësive. Klubi ende nuk i ka filluar stërvitjet dhe nuk ka asgjë të sigurt për të ardhmen e tij.
Gjilani këtë edicion u paraqit në rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku u eliminua. Ndërsa, edicionin e shkuar luajti në finalen e Kupës së Kosovës.