Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje për Vocën e Çekiçin në Turqi

Idriz Voca e Endri Çekiçi kanë pësuar humbje me klubin e tyre Ankaragucu në elitën e futbollit turk të dielën. Ankaragucu pësoi 2:1 në udhëtim ndaj Yeni Malatyasporit, në ndeshjen e xhiros së 37-të të Superligës së Turqisë.

Voca e Çekiçi ishin titullar. Voca luajti 61 minuta, ndërsa Çekçiqi 83 minuta.

Ankaragucu zë vendin e 15-të në renditje me 38 pikë nga 35 ndeshje, është vetëm tri pikë larg zonës që e largon nga elita.