Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Çekiçi asiston në fitoren e Ankaraguçukut

Endri Çekiçi ka kontribuar me asistim në fitoren e skuadrës së tij turke, Ankaraguçu që mposhti Denizlisporin me rezultatin 2:1.

Futbollisti i Shqipërisë, Çekiçi asistoi në golin e avantazhit 1:0, gol të cilin e realizoi turku Atakan Ridvan Çankaya në minutën e 21-të.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 15-të në elitën e futbollit të Turqisë. Çekiçi luajti deri në minutën e 84-t, derisa mesfushori Idriz Voca luajti si titullar deri në minutën e 78-të. Ankaraguçu është në vendin e 17-të me 12 pikë.

Artikuj të ngjashëm